Edicioni i ri i kampionatit ‘Abissnet Superiore’ 2023-2024 për vajza, ngre zyrtarisht siparin këtë të shtunë. Kampionati i 15-të Kombëtar për vajza do të startojë me ndeshjen Kinostudio-Teuta. Që do të luhet paraditen e nesërme. Duke nisur nga ora 10:00, në QSK Kamëz.
Ndërkaq, po të shtunën do të zbresin në fushë edhe Tirana me Lushnjën, që do të luajnë takimin e parë për këtë sezon në kompleksin ‘Skënder Halili’. Duke nisur nga ora 13:00.
Të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të javës së pare, teksa Skënderbeu-Laçi do të zhvillohet në një moment të dytë që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.
Apolonia do të udhëtojë drejt Gramshit, me këto të fundit që do të luajnë sfidën e tyre të parë në kampionatin elitë të futbollit të vajzave. Dueli është planifikuar të nisë në ora 15:00.
Siparin e javës së parë do ta ulë Partizani-Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e parë sezonale.
Që nis në ora 15:00 dhe do të luhet në kompleksin ‘Arena e Demave’.
Java e parë e kampionatit të vajzave, edicioni 2023-2024
Kinostudio – Teuta, e shtunë, ora 10:00
Tirana – Lushnja, e shtunë, ora 13:00
Gramshi – Apolonia, e diel, ora 14:00
Partizani – Vllaznia, e diel, ora 15:00
Skënderbeu – Laçi, e shtyrë