Suhareka kërkon fitore në duel me Trepçën ’89, në takimin e javës së 6-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Kryetari i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, kërkon angazhim nga lojtarët e tij dhe pikë në duel me ’89-shin, në takimin që luhet sot një orën 15.00.
“Pritet një ballafaqim i fortë në një ndeshje derbi!
Përballja derbi e së premtes në javën e 6-të e Viva Fresh Ligës së parë grupi “A”, ku FC Suhareka është mikpritëse e skuadrës nga Mitrovica FC Trepça 89 padyshim do të jetë ballafaqimi më i fortë që zgjon kureshtjen e të gjithëve.
Ne vijmë pas një pas barazimi të hidhur në Istog ndërsa Trepça 89 vjen pas humbjes si nikoqire nga Vëllaznimi.
Prandaj, shikuar në përgjithësi kjo do të jetë ndeshje e fortë.
Ndërsa, FC Suhareka si gjithnjë do të bëjë mikpritje të mirë, ndërkaq synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës.
Urojë futbollistët tanë që të jenë në nivel të detyrave të parashtruara nga Shtabi teknik. Të bashkërendojnë e bashkëpunojnë mes vete nga se dueli me skuadrën që sapo ka lënë superligën dhe ish kampionin e Kosovës Trepçën 89 është një sfidë në vete. Por me angazhim dhe lojë cilësore e mbi të gjitha korrekte suksesi nuk do të mungojë.
Na priftë e mbara! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.