Hera e parë që prej pavarësisë, çudia e Bosnjës, Millosheviqi do të drejtojë kombëtaren e Bosnjës!
Bosnja dhe Hercegovina emëron një trajner serb në krye të kombëtares së futbollit, për herë të parë që nga viti 1995, kur mbaroi lufta dhe fitoi pavarësinë nga Serbia.
Boshnjakët kanë vendosur t’ia besojnë pankinën ish-sulmuesit serb Savo Milloseviq, i cili ka firmosur zyrtarisht dhe do të debutojë më 13 tetor, në transfertën ndaj Lichtensteinit.
E çuditshme apo jo!