Trepça ’89 nga Mitrovica kthehet me pikë të plota nga stadiumi në Therandë.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Suharekës, në takimin e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Mitrovicasit ishin me fat në minutat e fundit, pasi që vendasit shpërdoruan tre raste të qind për qindtat.
Në minutën e 51-të, Milazim Bajraktari është autor i golit të fitores.
Duhet theksuar se në minutën te 54-të, shtylla e djathtë ishte aleat i Suharekës.
Dinamo e Ferizajt kryeson me 13 pikë (një ndeshje më pak), ndërsa Trepça ’89 kalon në vend të dytë me 11 pikë dhe Suhareka bie në të tretin me 10 sosh.