Postecoglou: Liverpool do të jetë një test i madh për ne

Futboll

Postecoglou: Liverpool do të jetë një test i madh për ne

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:37
Postecoglou

Liverpool do të jetë një test i madh për Tottenham, ka thënë të premtën trajneri, Ange Postecoglou.

Dy skuadrat takohen të shtunën në Premier League.

"Është një test i madh për ne", u ka thënë Postecoglou gazetarëve. “Është një provë e shkëlqyer për atë se ku jemi për momentin për sa i përket zhvillimit tonë”.

Australiani e ka lavdëruar trajnerin gjerman, Jurgen Klopp për stilin e lojës që e aplikon. 

Postecoglou ka kujtuar se Liverpool është një skuadër që i ka pëlqyer nga fëmijëria.

Aktualisht tabelën e Premier League e kryeson Manchester City me tetëmbëdhjetë pikë. Liverpool gjendet në pozitën e dytë me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Tottenham është në pozitën e katërt me katërmbëdhjetë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat