Shkëmbimi i mundshëm!
Teksa është në pritje të rikthimit të tij si titullar në fushën e blertë pas plot 278 ditesh mungesë si titullar, duket se e ardhmja e Armando Brojës do ta shohë këtë të fundit larg “Stamford Bridge”.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “Fichajes”, “londinezët” kërkojnë shërbimet e “bomberit” të Brentford, Ivan Toney, me këtë të fundit, që aktualisht është i pezulluar nga Federata Angleze e Futbollit, pas akuzave për vendosje bastesh, të cilat janë të palejuara, sipas rregulloreve të Premier League.
Kartoni i Toney vlerësohet në 75 milionë euro dhe për të zbutur “dhimbjen”, bordi i Chelsea po mendon të shtojë në marrëveshje shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, mirëpo deri më tani ende nuk ka një lëvizje konkrete nga “blu.