Al Hilal bind ndaj Al Shabab dhe ngjitet në krye të renditjes së Saudi Pro League.
Vendasit kishin mundësinë që të zhbllokonin sfidën që në minutën e 37’, por Neymar nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi goditja e brazilianit u prit nga portieri Kim.
Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me porta të paprekura.
Megjithatë në minutën e 68’ Al Hilal mori avantazhin, me Koulibaly që realizoi golin e parë në Arabinë Saudite, ndërsa Neymar u bë protagonist me asist.