Pas largimit të trajnerit Murat Daban, stoli i Gostivarit mbetet bosh.
Muarem Muarem udhëhoqi ekipin në ndeshjen me Vardarin.
Kështu pritet të jetë edhe në ndeshjen me Shkendijen të dielën.
Menaxhmenti i Gostivarit është duke negociuar me disa emra të njohur të trajnerëve.
Umit Ozat, aktualisht analist futbolli, emër i madh i futbollit turk.
Raportohet se në bisedime janë edhe me Srgjan Zaharievskin dhe Qatip Osmanin.