Marvin Çuni pritet që të debutojë me Shqipërinë e Silvinjos.
Lojtarit të Frosinones i ka shkuar ftesa nga kuqezinjtë sa i përket dy takimeve që do të zhvillohen kundër Çekisë dhe Bullgarisë në muajin tetor.
Veçanërisht për ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila është miqësore dhe trajneri mund të provojë elementet e rinj, për të parë më nga afër potencialin e tyre.
Marvin Çuni është një tjetër qendërsulmues që shihet me të ardhme të ndritur..