Dëmtimi muskulor, Raphinha do t’i mungojë një muaj Barcelonës.
Barcelona iu fal autogolit të Sergio Ramos për të thyer 1-0 Sevillan dhe për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas barazimit me Mallorcan e Vedat Muriqit.
Kampionët në fuqi të Spanjës, janë ngjitur përkohësisht në krye të La Ligas me 20 pikë, një më shumë se Girona dhe dy mbi Realin e Madridit.
E vetmja notë negative e sfidës me Sevillën për katalanasit ishte dëmtimi i Raphinhas.
Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
26-vjeçari u zëvendësua në fundin e pjesës së parë, duke i lënë vendin 20-vjeçarit Fermin Lopez.
Testet mjekësore kanë konfirmuar problemet e Raphinhas në kofshën e majtë.
Dhe braziliani do të qëndrojë për 3-4 javë larg fushave të blerta.