Bournemouth-Arsenal, formacionet zyrtare

Futboll

Bournemouth-Arsenal, formacionet zyrtare

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 15:25
Bournemouth-Arsenal

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Vitality” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Bournemouthit dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të kampionatit anglez, Bournemouthi u mposht 3:1 nga Brightoni, kurse Arsenali barazoi 2:2 me Tottenhamin, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Arsenali mposhti Bournemouthin 3:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bournemouthin nuk do të paraqiten Fredericks, Kelly, Marcondes, Mepham dhe Scott, kurse te Arsenali mungojnë Partey, Timber dhe Martinelli.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Bournemouth (4-2-3-1): Neto; Kerkez, Senesi, Zabarnyi, Aarons; Cook, Billing; Kluivert, Christie, Tavernier; Solanke

Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Nketiah, Jesus .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat