Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Vitality”, Arsenali po avancon 2:0 si mysafirë i Bournemouthit, raporton KosovaPress.
Golat për Arsenalin deri tani i shënuan Saka (minuta e 17’) dhe Odegaard (minuta e 43’).
Ndërkaq, ndeshje sot po zhvillojnë edhe Manchester City e Manchester United, ku të dyja gjenden në disavantazh.
Wolverhampton është në epërsi prej 1:0 ndaj Cityt pas autogolit të Ruben Dias, kurse United është në disavantazh 1:0 ndaj Crystal Palace.
Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.
Bournemouth 0:2 Arsenal
Everton 1:2 Luton
Manchester United 0:1 Crystal Palace
Newcastle United 1:0 Burnley
West Ham 2:0 Sheffield United
Wolverhampton 1:0 Manchester City