Bayer Leverkuseni kthehet me tre pikë domethënëse nga Mainz.
Leverkuseni ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Mainzit.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, është paraqitur titullar ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 4-të
Xhaka është zëvendësuar në minutën e 79-të.
Golat i realizuan futbollistët Van den Berg (18' - autogol), Grimaldo (59') Hofmann (65').
Leverkusen kryeson me 16 pikë (5 fitore e 1 barazim), duke lënë pas Stuttgartin me 15 dhe Mainz është në fund me 1 pikë.