Llapi ka pësuar disfatë nga Ballkani me rezultat të ngushtë 2:1, në xhiron e tetë të Albi Mall Superligës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se e kanë ditur se do të mposhtën dhe pranuan golin nga një pakujdesi, megjithatë sipas tij ky është viti i tyre pasi kanë një super skuadër dhe kanë potencial për të luftuar me Ballkanin deri në fund.
“Jam i kënaqur me luftën e pakompromis që bëmë deri në fund. Pavarësisht disfatës, gjatë rrugëtimit e kemi ditur se do të mposhtemi. Nuk më brengos që humbim.
Në pjesën e parë u bë diferenca individuale. Gripshi bëri diferencën. Taktikisht, Ballkani nuk kishte asnjë shans për të bërë gol.
Në pjesën e dytë, ndryshova vendosjen taktike. Pranuam një gol nga pakujdesia. Po të ishim pak më të vëmendshëm, do të mund ta realizonim edhe golin e barazimit. Llapi ka krijuar skuadër të mirë, cilësore. Mungesa e Hamdi Namanit dhe Ergyn Ahmetit janë mungesa të mëdha.
Edhe Valmir Veliu është pjesë e jona. Shpresoj që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Djemtë dhanë maksimumin. Ballkani u fut në 20-metërshin e fundit, por neve na mungoi qetësia. Sivjet do të jetë viti jonë, viti i Llapit, sepse kemi super skuadër”, tha Batatina.