Pas debutimit shumë të mirë në stolin e Uruguait me një fitore 3-1 kundër Kilit, por që është pasuar nga një humbje 2-1 ndaj Ekuadorit, trajneri argjentinas ka marrë një tjetër lajm të mirë, por jashtë fushës.
Gjykata e Apelit e Douai, në fakt, ka dënuar Lille që t’i paguajë 2 milionë euro Bielsa-s si dëmshpërblim për shkarkimin e ndodhur në dhjetorin e 2017-ës.
Bielsa arriti të shfrytëzonte një klauzolë në kontratë që e mbronte atë në rast shkarkimi edhe nëse kjo ndodhte për shkak të drejtë.
Procedimi kishte pasur tashmë një gjykim në shkallë të parë, në korrik 2021, kur Gjykata e Punës e Lille refuzoi kërkesën e Bielsa-s për kompensim prej 19 milionë eurosh.
Megjithatë, apeli ka qenë ishte i suksesshëm për trajnerin.
Sipas kësaj klauzole, nëse klubi do të kishte shkarkuar “për ndonjë arsye” trajnerin “në ushtrimin e detyrave të tij”, kompensimi duhet të ishte i barabartë me “pagesën e plotë të asaj që parashikohej” në kontratë.
Megjithatë, Gjykata e Douait e uli shumën, duke e llogaritur atë në “vetëm” dy milionë euro.
Megjithatë, një kënaqësi, jo vetëm ekonomike, për Bielsa, i cili mori drejtimin e Lille në gusht 2017, dy vjet pas dorëheqjes nga Marseille: aventura me kuqezinjtë ishte megjithatë një dështim, pasi përfundoi në nëntor pas 13 ndeshjesh në kampionat, shtatë prej të cilave u humbën.