Paris Saint-Germaini është ndalur me barazim nga Clermont, për t’i dhënë mundësinë Brestit që të shkëputet në krye të tabelës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Gabriel Montpied” përfundoi baras dhe pa gola.
Ky takim ishte i takoi javës së shtatë në Ligue 1.
Te skuadra vendase nga minuta e 69-të u aktivizua reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani.
Paris Saint-Germaini pas këtij barazimi ka 12 pikë dhe mbetet një pikë prapa liderit, Brest, që nesër e zhvillon ndeshjen e kësaj jave ndaj Nice.
Clermont ndodhet në pozitën e parafundit (17) me vetëm dy pikë të grumbulluara.