Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Qazim Laçi vijon të jetë protagonist në kampionatin çek.
Ai ka shënuar golin e avantazhin në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, të cilët janë edhe kundërshtarët e Ballkanit të Ilir Dajës në Ligën e Konferencës.
Pas një aksioni perfekt, ai godet drejt portës duke mposhtur gardianin Stanek
Kështu ai përshëndet Silvinjon, duke treguar formën e mirë që po kalon pasi ‘finalja’ përballë Çekisë është shumë afër. Aktualisht ekipi i tij, Sparta e Pragës udhëheq me rezultatin 2-1.