Sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi, tha se derbi luhet e 'luftohet' për t'u fituar, gjersa shpreson t'i marrin tri pikë.
Të gjithë janë pritje të derbit të rivalëve të një qytetit, Drita – Gjilani.
Derbi luhet nesër (15.00) jashtë Gjilanit, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
"Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sikur gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të marrim maksimumin nga derbi.
Derbi është një ndeshje që luftohet nga të dyja ekipet, do të japim gjithçka në fushë, të bëjmë maksimumin dhe t'i marrim tri pikë", ka thënë Krasniqi.
Kjo ndeshje është derbi i javës së 8-të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita renditet në vend të tretë me 12 pikë dhe Gjilani në të gjashtin me 7 sosh.