Interi ka marrë veten pas humbje në mesjavë me rezultat 2:1 nga Sassuolo.
Zikaltrit shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Salernitanës dhe ruajnë kryesimin në Serie A.
Futbollisti Lautaro Martinez është hero i fitores, duke shënuar katër gola, në minutën e 62'-, 77', 85' - nga penalltia e 89’).
Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani. futet në lojë në minutën e 54-të dhe i gëzohet fitores bindëse të Interit.
Interi kryeson me 18 pikë, sa ka edhe Milani në pozitën e dytë dhe Salernitana renditet në vend të 19-të me 3 pikë.