Portieri u shpëtua me defibrilator, ndërpritet përfundimisht ndeshja

Futboll

Portieri u shpëtua me defibrilator, ndërpritet përfundimisht ndeshja

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:19
Pamje nga ndeshja

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaeseen.

Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’ pas përplasjes me sulmuesin e Ajax Brian Brobbey.

Pas rënies pa ndjenja të Vaeseen shokët e skuadrës vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e stafit mjekësor, që i shpëtuan jetën 28-vjeçarit, ndërsa nga mediet holandeze bëhet me dije e është përdorur edhe një defibrilator.

Vaeseen u nxor me barelë nga fusha e lojës, ndërsa arbitri thirri edhe lojtarët e tjerë në dhomat e zhveshjes.

Pak minuta pas këtij episodi dy skuadrat dolën në fushë për të përshëndetur tifozët, me sfidën që nuk vazhdoi më.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat