Reprezentuesi i Malit të Zi, Sead Hakshabanoviq, shënoi gol për Stoke Cityn, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Bristol Cityn, në takimin e Championship (Liga e Dytë e Anglisë).
Goli i parë për shqiptarin në fanellën e Stoke Cityt në kuadër të javës së nëntë.
Bristol avancoi me 2:0 me golat e Bell dhe Wells, më pas zvogëloi epërsinë Leris dhe Hakshabanoviq (47’) barazoi në fillim të pjesës së dytë.
Lowe realizoi në minutën e 89-të për 2:3 në favor të Stoke-s.
Hakshabanoviq u zëvendësua në minutën e 83-të.
Bristol City renditet në vend të 11-të me 12 pikë e Stoke në të 16-tin me 10.