Entuziazmi i tepruar mund të bëjë shaka të këqija.
Një shembull për këtë vjen nga Skocia, me ndeshjen mes Motherwell dhe Celtic që ka rezultuar të jetë me të vërtetë e çmendur, me një fund shumë të tensionuar.
Kryesuesit e Celtic nuk e kanë pasur të lehtë në fushën e Motherwell.
Në fakt, vetëm në fundin e ndeshjes miqtë kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin me Luis Plama-n që ka kaluar në avantazh ekipin e tij.
Ndeshje e mbyllur? Aspak duke parë se në minutën e 95-të ka ardhur barazimi i vendasve me Blari Spittal. Një gol që dukej se kishte fiksuar shifrat në 1-1.
Po dy minuta më vonë, në të 97-ën, Celtic ka gjetur golin e avantazhit dhe të fitores me O’Riley.
Ndërsa në fushë zhvillohej sfida me goditje dhe kundër goditje, në shkallët e stadiumit ka pasur një kaos të vërtetë.
Në momentin e barazimit të Motherwell-it, tifozët vendas kanë shpërthyer në festime duke u futur në fushën e lojës të bindur se kishin arritur të merrnin një barazim.
Është dashur pak kohë për të kthyer gjithçka në normalitet dhe për këtë arsye është kaluar nga 5 minuta shtesë në 9 dhe në minutën e 97-të ka ardhur befasia për Motherwell-in dhe tifozët vendas, me tifozët e Celtic që kanë zbritur në fushë këtë herë.
Nëse tifozët e Motherwell nuk do të ishin futur në fushën e lojës, humbja do të ishte shmangur.