Dinamo e Ferizajt nuk ka të ndalur, ka demoluar me rezultat 4:0 edhe Istogun, në takimin e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Dinamo e ka mposhtur me rezultat 4:0 Istogun.
Dinamovitët me një lojë të mirë demoluan Istogun.
Golat i realizuan Fidan Gërbeshi (22’), Henry Chibueze (32' e 76') dhe Genc Berisha (82').
Dinamo ka 5 fitore, 1 barazim dhe pa humbje deri më tash.
Grupi A
Dinamo - Istogu 4:0
Suhareka - Trepça '89 0:1
Trepça - Phoniex 1:1
Sot
Vëllaznimi - Rahoveci 15.00
Drenmica - Rilindja 15.00
Dinamo kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Trepçën ‘89 me 11, Suharekën 10, Rahovecin 8, Trepçën 8 pikë etj.