Shkupi ka shfrytëzuar dështimin e Shkëndijës së Tetovës, kësisoj ka marrë pozitën e liderit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Struga Trim Lum, në derbin e javës së 9-të.
Kampioni në fuqi kthehet kokulur nga Shkupi.
Queven në minutën e 52-të shënoi për shkupjanët.
Pas dhjetë minutave (62’) Georgievski u përjashtua me karton të kuq, duke lënë me një lojtar me pak Strugën.
Në minutën e 63-të, Trapanovski i Shkupit, ka dështuar nga penalltia.
Vosha thelloi fitoren 2:0 në fund të takimit
Shkupi kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Shkëndija me 17, Sileksin 16, Struga TL 15 pikë etj.