Gostivari ka befasuar për të mirë në duel me Shkëndijen e Tetovës, duke barazuar me rezultat 2:2 në takimin e javës së 9-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija humb kreun e tabelës, duke e marrë Shkupi pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Struga Trim Lum.
Gostivari kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin e Atiemven, ndërsa Totre ka barazuar nga penalltia në minutën e 24-të.
Në fund të pjesës së parë Potuk shënon për 2:1 në favor të Gostivarit.
Në minutën e 89-të, Cake ka barazuar rezultatin 2:2.
Shkupi kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Shkëndija me 17, Sileksin 16, Struga TL 15 pikë etj. dhe Gostivari zë pozitën e 11-të me 7..