Olympiku i Lyonit nuk ngre kokën as me Fabio Grosson, i cili zëvendësoi të larguarin Laurent Blanc.
Pas disfatës 1-0 ndaj Brestit në debutimin e italianit, erdhi humbja e radhës 2-0 ndaj Reims.
Dy humbje radhazi e kanë rënduar më tej situatën e Lyonit, i cili është në fund të Ligue 1 me dy pikë nga 21 të mundshme. Tani mund të flitet seriozisht për rënien nga kategoria.
Grosso nuk mundi dot Reimsin e Will Still, trajneri mrekullibërës të Ligue 1. Golat e Marshall Munetsi (45′) dhe Yunis Abdelhamid (71′) bënë diferencën.
Një triumf që e vendos Reimsin në vendin e tretë me 13 pikë, vetëm një më pak se Monaco dhe Brest, liderët e Ligue 1.