Trajneri i Dritës, Akis Valvalis, është shprehur i kënaqur me fitoren e sotme kundër Gjilanit.
Ai theksoi se Gjilani kishte një ditë më shumë pushim, megjithatë arritën fitore të rëndësishme.
“Është fitore e rëndësishme, është fitorja e tretë rresht.
Kemi lojtarë të shkëlqyer që kanë vuajtur shumë.
Është ndeshja e tretë brenda shtatë ditësh, ndërsa Gjilani kishte një ditë më shumë në dispozicion.
Në pjesën e parë nuk kemi krijuar shumë raste, ndërsa në të dytën kemi shfrytëzuar më mirë hapësirat.
Është fitore e rëndësishme për lojtarët, për ekipin, për tifozët”, ka thënë Vavalis.