Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengiz Rexhepi pas barazimit me Dukagjinin është shprehur i lumtur me barazimin. Sipas Rexhepit rezultati ishte i barabartë por me lojë ishin më të mirë.
“Ka qenë e rëndësishme të kthehemi me rezultat pozitiv, fitore apo barazim.
Kemi zhvilluar një tjetër ndeshje në krahasim me ndeshjet tjera. Kemi pasur tre raste të mira shënimi në pjesën e parë, por pësuam gol nga një pakujdesi. Në dhomën e zhveshjeve u thash lojtarëve se ne do të kthehemi nga Klina me rezultat pozitiv.
Edhe në pjesën e dytë zhvilluam një superndeshje. Kemi mundur ta fitojmë takimin të dyja skuadrat, pasi rastet nuk munguan.
Në bazë të kësaj mund të them se epilogu real i takimit ishte rezultati i barabartë, por me lojë ishim shumë më të mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve”, ka thënë Rexhepi.