Ferizaj i kthehet qetësisë me fitoren me rezultat 2:0 ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Futbollisti Enis Sefa është trim i ndeshjes.
Sefa ka realizuar dy gola.
“Rikthehemi tek fitorja pas një ndeshje të dominuar e fituar kundër skuadrës së Vushtrrisë.
Pikët maksimale u arritën pas një angazhimi nga e gjithë skuadra, ndërsa dy golat u shënuan nga mesfushori Enis Sefa.
Kjo fitore është e rëndësishme për motivin e lojtarëve dhe vazhdimësinë e kampionatit.
Faleminderit tifozë që ishit si çdo herë në numër maksimal në përkrahje të skuadrës.
Vazhdojmë fuqishëm”, njofton FC Ferizaj.
Prishtina e Re kryeson me 15 pikë sa ka edhe Ulpiana, pasojnë Vjosa 13, 2 Korriku 11, Ferizaj 11, Ramiz Sadiku 7, Flamurtari 6, Vllaznia 4, Kika 3 dhe Vushtrria 1 pikë.