Skënderbeu i shkakton humbjen e parë Partizanit

Futboll

Skënderbeu i shkakton humbjen e parë Partizanit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:45
Pamje nga ndeshja

Vijon me rezultate surprizë java e shtatë e Kategorisë Superiore. Pas fitores minimale të Teutës në fushën e Egnatias, vjen suksesi i Skënderbeut përballë kampionëve në fuqi të Partizanit me të njëjtin rezultat 1-0.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic iu fal një penalltie të fituar nga Liço e të shndërruar në gol nga Rashica shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt për të marrë tri pikë me shumë vlerë.

Katër fitore në shtatë ndeshje për ekipin korçar, që ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, një më pak se Egnatia.

Vjen humbja e parë sezonale për Partizanin, që me dy ndeshje të pazhvilluara mbetet në kuotën e tetë pikëve në vendin e pestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat