Sulmuesi i Shpresave vazhdon të shkëlqejë në Itali

Futboll

Sulmuesi i Shpresave vazhdon të shkëlqejë në Itali

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:48
Kristian Shpendi

Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Çezenës në Serinë C.

Sulmuesi i Kombëtares “Shpresa” ka gjetur golin e pestë në katër ndeshje radhazi, kësaj radhe duke i shënuar Riminit në fitoren 5-2 që skuadra e tij arriti.

Në minutën e 54’, 20-vjeçari shënoi golin e katërt për Çezenën, duke vulosur në një mënyrë fitoren.

Ky është goli i shtatë këtë sezon për Shpendin me klubin dhe Kombëtaren, duke treguar se shumë shpejtë mund të jetë pjesë edhe e ekipit të Silvinjos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat