Kosova e Dusseldorfit nuk ka të ndalur në Bezirksliga në futboll.
Kuqezinjtë shënojnë fitore të thellë në kuadër të javës së 8-të.
Djelmoshat e Kosovës i japin leksion skuadrës gjermane SVG Neuss-Weissenberg, duke e mposhtur me rezultat 5:0.

Pamje nga ndeshja
Luftë e ashpër për kreun e tabelës, ku katër skuadra janë me pikë të përafërta.
Golat i shënuan Acar (51' e 54'), Stellmach (62'), Hyseni (82') e Vila (89').
SG Benrath-Hassels kryeson me 22 pikë sa ka edhe Kosova në pozitën e dytë, pasojnë TSV Eller 04 me 21 sosh e DJK Sparta Bilk me 19 sosh etj.
Në javën e 9-të, Kosova luan në udhëtim, ku ndeshet me DJK Gnadental.