Milani po pret me ankth rezultatet e testeve për Ruben Loftus-Cheek, por raportet fillestare sugjerojnë se ai me siguri do të mungojë në ndeshjet ndaj Borussia Dortmundit dhe Xhenovës.
Reprezentuesi anglez çaloi në pjesën e parë të fitores së mbrëmshme 2-0 në Serie A ndaj Lazios.
Trajneri Stefano Pioli do ta dijë shkallën e dëmit vetëm kur të kryejë testet të hënën, por Sky Sport Italia raporton se burimet brenda klubit janë të bindur se ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin ose ndeshjen e javës së ardhshme në Serie A. kundër Xhenovës.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte një dëmtim mjaft i pazakontë që përfshin disa grupe të ndryshme muskujsh dhe kërkon kujdes për një rikuperim të plotë.
Ky është një problem për Milanin, të cilit tashmë i mungojnë Rade Krunic, Ismael Bennacer, Pierre Kalulu dhe Mattia Caldara.