Freiburg bind me rezultatin 2-0 ndaj Augsburg në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Bundesliga.
Takimi u dominua nga vendasit, të cilët zhbllokuan takimin që në minutën e 5’ nga Grifo që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me një pjesë.
Grifo u bë protagonist edhe në fraksionin e dytë, pasi i dhuroi asist Rohl në minutën e 56’.
Miqtë gjetën rrugën drejt rrjetës me Michel në minutën e 80’, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.
Në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-0 me Freiburg që ngjitet në vend të tetë me dhjetë pikë, teksa Augsburg renditet në vend të 14-të me pesë pikë.