Vjen goli i gjashtë sezonal në elitën e futbollit suedez për Arbnor Muçollin.
Sulmuesi 24-vjeçar, pjesë e Goteborgut, realizoi me 11-metërsh golin që shmangu humbjen përballë Hammarby-t, në transfertë.
Në minutën e 92-të të takimit, Muçolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e pebnalltisë, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Ky ishte goli i gjashtë për ish-sulmuesin e Shpresës së Shqipërisë në 12 ndeshje ku është aktivizuar që nga fillimi i kampionatit (në 11 e ka nisur ndeshjen si titullar).