Chelsea ka shënuar fitore ndaj Fulhamit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së shtatë në Premier League.
Golin e parë për Blutë e realizoi Mykhailo Mudryk, në minutën e 18’, teksa vetëm një minutë më vonë Armando Broja shënoi golin e dytë.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Ndërkohë, në pjesën e dytë nuk u realizua asnjë gol dhe ndeshja në fund përfundoi në favor të Chelseat.
Chelsea pas fitores kalon në vendin e 11-të me tetë pikë, pas shtatë ndeshjeve, teksa Fulhami renditet në pozitën e 13-të po aq pikë.