Sane, më preciz se Lautaro Martinez dhe Heung Min Son

Futboll

Sane, më preciz se Lautaro Martinez dhe Heung Min Son

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:13
Sane

Leroj Sane është lojtari që ka arritur që të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha rastet për gol që ka krijuar në pesë ligat kryesore. Sulmuesi i Bajern Munihut ka shënuar 5 gola, në 6 ndeshjet e para në Bundeslisë, duke e dërguar topin në rrjetë në të gjitha mundësitë që ka krijuar për gol.

Pas tij ndodhet Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 9 gola në Serie A, por ka një saktësi prej 86% të saktësisë nga mundësitë e krijuara pas 7 ndeshjesh. Në vendin e tretë ndodhet Heung Min Son, me koreanin e Tottenham që ka shënuar 83% të rasteve që ka krijuar para portave kundërshtare.

Në vendin e katërt me 80% saktësi është Serhio Arribas i Almerias, ndërsa vendin e pestë është dhe Xhud Bellingam i Real Madrid, që edhe pse ka shënuar 6 gola në La Liga, ka kthyer vetëm 70% të rasteve që ka patur për të shënuar.

Sane, ndonëse ka krijuar më pak raste se lojtarët e tjerë, ka patur saktësi më të madhe. Në të gjitha rastet kur ka shënuar sulmuesi, Bajern Munihu ka arritur që të marrë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat