Situata te skuadra gjermane e Schalke 04 është ende kaotike.
Ekipi është ende pa një trajner pas shkarkimit të trajnerit Thomas Reis.
Klubi i njohur i Bundesliga është në zonën e rënies nga kategoria, me vetëm 7 pikë, ndërkohë që përpjekjet për të sjellë një trajner të ri për momentin kanë dështuar.
Skuadra e “Gelsenkirchen”, ka kërkuar së fundi rikthimin e Raul Gonzalez Blanko në stol, por ish-sulmuesi legjendar i Real Madrid ka refuzuar.
Lajmin e konfirmoi “Sport Bild”, që tha se klubi është duke kërkuar alternative të tjera. Te Schalke 04 prisnin një përgjigje pozitive nga Raul, që drejton Real Madrid Castilla.