Ferizaj po rikthehet në formën më të mirë dhe qysh tani është gati për derbin e radhës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan kundër Ulpianës.
Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Vushtrrisë.
Një fitore e shumëpritur dhe që i jep motiv shtesë për sfidat radhës.

Sefa në veprim
Protagonist i kësaj fitore është Enis Sefa, shënues i dyfishtë dhe që premton edhe gola të radhës.
“Dy gola që me motivojnë shumë.
Një fitore që na nevojitet pas dy ndeshjeve pa fitore.
Ndihem në formë të mirë.
Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Sefa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Futbollisti shpreh optimizmin se Ferizaj gradualisht do të ngritet aty ku e ka vendin, në kreun e tabelës.
Ai tha se në çdo ndeshje hyjnë për fitore po ashtu edhe ndaj Ulpianës: “Normalisht që shkojmë vetëm për fitore në çdo ndeshje.
Shpresojmë që të vazhdojmë kështu fuqishëm edhe ne ndeshjet e radhës.
Ky ishte motivimi i duhur për ndeshjen e ardhshme”.
Nesër (15.00) zhvillohet derbi i javës së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, në mes Ulpianës dhe Ferizajt.
Ulpiana renditet në vend të dytë me 15 pikë dhe Ferizaj në të pestin me 11 sosh.
E mërkurë - java e 7-të
Vushtrria - Kika
Vjosa - Ramiz Sadiku
Ulpiana - Ferizaj
Vllaznia - Flamurtari
Prishtina e Re - 2 Korriku
Ndeshjet fillojnë në orën 15.00