Joshua Kimmich shoqëroi në zonën e prononcimeve teknikun Thomas Tuchel.
Mesfushori i bavarezëve foli me nota superlative në favor të ekipit, madje duke larguar edhe justifikimin e lëndimeve.
Ai gjithashtu lavdëroi paraqitjet e Leroi Sanesë, i cili mori trajtën e “heroit” në takimin kundër Lajpcigut, i përfunduar në barazimin dramatik e ku i rrëzoi edhe nga vendi i parë në Bundesligë.
“Sane, përveç teknikës, është bërë shumë i fortë fizikisht.
Ai duelon dhëmbë për dhëmbë në marrjen e topit dhe ia del me sukses. Pas një pune tejet rraskapitëse në fazën përgatitore,
Sane po shpërblehet në këtë fillimsezoni. Champions-i mbetet kompeticioni i preferuar për të, këtë detaj e ka dëshmuar edhe në të kaluarën.
Mënyra se si anësori 27- vjeçar lëviz në fushë plot gjallëri na bën të gjithëve të lumtur.
Është kënaqësi për sytë të vështrosh driblimet e njëpasnjëshme dhe finalizimet e shkëlqyera që vetëm Sane di t’i dhurojë.
Shpresoj se forma e tij do të vijojë gjatë”, tha Kimmich.