Pas humbjes nga Viktoria Plzen, Ballkani e vazhdon rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të enjten.
Kampioni i Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën e Dinamo Zagrabit e cila momentalisht e kryeson grupin C me tri pikë.
Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri te ndeshja, klubi suharekas ka njoftuar se kanë mbetur edhe pak bileta në dispozicion për tifozët.
Ballkani lëshon njoftim në lidhje me biletat për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45.