Akuzoi Real Madrid se paguante ryfshet te gjyqtarët

Futboll

Akuzoi Real Madrid se paguante ryfshet te gjyqtarët

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:52
Logo e Real Madrid

Akuzoi Real Madrid se paguante ryfshet te gjyqtarët!

Real Madrid ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas komenteve të bëra nga Jose Manuel Villarejo në “RAC1”, duke akuzuar Florentino Perez për ryfshet ndaj gjyqtarëve dhe duke theksuar se askush nuk mund ta prekte atë.

“Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka urdhëruar paraqitjen e menjëhershme të padisë ligjore kundër ish-komisarit Villarejo për akuzat e rreme të bëra në radiostacionin katalanas “RAC1””, thuhet në njoftimin e “Los Blancos”.

Villarejo është një ish-shef i policisë spanjolle dhe është akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat