Futbollisti i mirënjohur, Xhevat Prekazi, ka pësuar goditje në tru.
Ai aktualisht ndodhet në një spital në Beograd.
Xhevat Prekazi ka qenë lojtar i Remontit të Mitrovicës, Partizanit të Beogradit, Hajdukut të Splitit dhe Galatasarayt.
Ai pësoi një goditje në tru, ku ishte në Kopaonik, ku ka edhe një vilë.
Në fanellën e klubit Partizani, Prekazi ka luajtur 153 ndeshje, ndërsa 19 herë ka qenë në mesin e golashënuesve.
Përveç Partizanit, ai ka luajtur edhe për Hajdukun e Splitit, e më pas edhe për Galatasaray, njoftojnë disa media në Serbi.