Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës, e njeh në thelb Dinamon e Zagrebit.
Shosholli si trajner në vitet e 80-ta, ka qenë pjesë e Shtabit Teknik të gjeneratës së artët ët Prishtinës, kur janë përballur me klubin e madh kroat, në kuadër të ligës elite të ish Yu.
Dinamo do të udhëtojë në Prishtinë pa dy reprezentues kroat, Petkoviqin, Shpikiqin dhe Ristovskin.
Ballafaqimi mes kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës dhe Dinamos së Zagrebit, luhet të enjten më 5 tetor (18.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Është ndeshja e dytë e grupit C të Conference League në futboll.
Shosholli tha se Dinamo ka ekip shumë të mirë.
“Me Dinamo është ndeshje e shumëpritur.
Me bilancin e përgjithshëm me Prishtinën, një statistikë, dhjetë ndeshje si anëtar i ligës parë federative ish jugosllave, bilancin është në anën e Prishtinës, 4 fitore, 3 barazime e 3 humbje.
Me të gjitha ekipet kroate, Dinamon, Hajdukun, Rijekën dhe Osijekun, kemi pas marrëdhënie të shkëlqyeshme, tipike sportive. Kështu që, sa i përket gjërave tjera, një ekip që e ka ruajtur imazhin e skuadrës kur ishte anëtar i ligës ish Jugosllavisë.
Nëse nuk gaboj pas pavarësimit, pas formimit të shtetit kroat, Dinamo është 13-14 herë kampion Kroacisë, çdo vit pjesëmarrës në Europa League dhe Champions League.
Një ekip e shkëlqyeshme për rajon, për Ballkan sigurisht ekipi më i mirë”, tha Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Shosholli komplimenton Ballkanin për paraqitjen e deritashme në garat evropiane madje ka marrë për bazë edhe statistikat e deritashme të Ballkanit.
Në kualifikueset e Champions League, Ludogorets e fituan në shtëpi me 2:0, pastaj në Conferende League Larnen me 3:0, Lincoln me 2:0 dhe BATE Borisov me 4:1. I mundën të gjithë në Prishtinë, me goldallim 11:1!
“Mendoj se Ballkani po na përfaqëson mirë në fazën e grupeve përveç gjërave tjera, gjenerojnë edhe në aspektin financiar. Është një test i mirë për Ballkanin, po testohet me ekipin më të mirë të rajonit, ky do të jetë një barometër i mirë.
Dinamo është ekipi më i mirë në Ballkan, pjesëmarrëse i vazhdueshëm në garat evropiane dhe ky takim është edhe me pa veten se ku jemi. Cilësia është në anën e Dinamos, por nuk duhet përjashtuar asnjëherë befasinë.
Ballkani ka formuar një ekip cilësore, ka krijuar ekip të mirë, nuk është rastësisht dy vite rresht në fazën e Grupeve në Conference League”, përfundon Shosholli.
Statistikat Prishtina – Dinamo 1983 – 1988
Java e 4-t, 31 gusht 1983
Prishtina – Dinamo 3:2
Java e 21-t, 11 mars 1984
Dinamo - Prishtina 3:1
Java 3-t, 2 shtator 1984
Prishtina - Dinamo 2:0
Java e 20-t, 3 mars 1985
Dinamo - Prishtina 4:1
Java e 12-t, 20 tetor 1985
Prishtina - Dinamo 0:0
Java e 29-t, 18 maj 1986
Dinamo - Prishtina 4:3
Java e 14-të, 23 nëntor 1986
Dinamo - Prishtina 1:1
Java e 31-të, 24 maj 1987
Prishtina - Dinamo 2:0
Java e 9-t, më 4 tetor 1987
Dinamo – Prishtina 1:2
Java e Java e 26-t, 24 prill 1988
Prishtina – Dinamo 0:0