Dinamo e Ferizajt që udhëhiqet nga një grup i djemve të ri por që janë fenomenal dhe me shpirt sportisti, po bëjnë bujë në 7 javët e parë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Një klub që i ka fanellat identike si Dinamo e Zagrebit, sot ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Futbollisti Genc Berisha ka shënuar në minutën e 57-të për fitoren në derbi, importuan tre pikë.
Trajneri i Dinamos, Burim Çerkini, po e bën një punë të madhe.
Dinamo kryeson 19 pikë duke lënë pas Trepçën ’89 me 11 sosh.
Trepça ka fituar në udhëtim, 1:0 ndaj Istogut.
Trepça renditet në vend të katërt me 11 pikë dhe Istogu në të nëntin me 4 sosh.