Për t’i ndjekur gjyqtarët nga ana e futbollistëve gjatë ndeshjeve të ligës së ulët nuk është diçka e re, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Por që një vajzë të hyjë në fushë për të mbrojtur të dashurin e saj nga një futbollist, kjo është diçka e re!
Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Gradishka, në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pasi gjyqtari kryesor sinjalizoi fundin e lojës, lojtarët e një skuadre u vërsulën drejt tij në vend që të shkonin në teshatore.
Të pakënaqur nga referimi, donin të merreshin me të, por nuk e kishin idenë se çfarë rreziku fshihej pas tyre.
Përkatësisht, e dashura e gjyqtarit të sulmuar ka vrapuar në fushë për ta mbrojtur atë.
Dhe ajo ia doli me këtë, pasi i dashuri i saj kaloi pa asnjë gërvishtje.