Pep Guardiola thotë se mezi pret të rikthehet në stol pas humbjes me Uolvesin në fundjavë.
Trajneri i Sitit ishte në tribunë, ndërsa skuadra e tij humbi 2-1 në stadiumin “Molineux”, duke mos arritur dot të vendoste rekordin e ri të klubit (7 fitore në 7 javët e para). Pepi shleu një pezullim me një ndeshje, pas tre kartonëve të verdhë që ka marrë prej nisjes së sezonit.
Por 53-vjeçari do të jetë në stol për ndeshjet kundër Lajpcigut në Champions dhe Arsenalit në Premier Ligë përpara se të nisë pushimi i kombëtareve.
Më pëlqen profesioni im që të jem me lojtarët dhe të ndiej erën e barit”, tha Guardiola. “Txiki dhe Manel ishin shumë të mirë, por unë preferoj që të jem në stol.
Kjo është arsyeja përse unë duhet të kontrolloj emocionet dhe nuk mund ta bëj përsëri. Edhe te Barça isha një nga lojtarët më të ndëshkuar, sepse nuk më pushon goja”.