Markus Turam u shndërrua në hero mbrëmjen e sotme teksa shënoi golin e fitores në triumfin 1-0 që Interi regjistroi në shtëpi ndaj Benfikës.
Sulmuesi 26-vjeçar bëhet futbollisti i tretë francez që shënon një gol në një ndeshje Champions-i për Interit, pas mesfushorit Patrik
Viera i cili gjeti rrugën e rrjetës në vitin 2006 kundër Bajernit dhe sulmuesi Juri Xhorkaef në vitit 1998 kundër austriakëve të Shtrum Graz.
Falë paraqitjeve të shkëlqyera, francezi po shndërrohet në një protagonist te skuadra e Inzagit.