Carlo Ancelotti shpjegoi se çfarë e “befason” atë në lidhje me Jude Bellingham dhe dy vendimet që janë “absurde” sipas tij, pas fitores së Real Madridit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:3.
Pati polemika kur u akordua një penallti për Napolin për lojën me dorë të Nachos, që u shndërrua në gol nga Piotr Zielinski.
Trajneri italian foli edhe për Bellingham, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me “Los Blancos”. Mesfushori anglez ishte autor i një golit sonte gjithashtu.
“Ajo që më befason me Bellingham është se ai është 20 vjeç. Ai ka shumë cilësi, por edhe pjekuri dhe karakter të pabesueshëm për moshën e tij. Kjo është ajo që është vërtet e habitshme”, deklaroi Ancelotti.