Skuadra e Struga Trim Lum kërkon pikë në Tetovë në duel me Shkëndijen.
Ndeshja luhet nesër në orën 14.00.
Futbollisti i Strugës, Besmir Bojku, është optimizëm.
Ndeshja është e mbetur e javës së dytë të kampionatit maqedonas.
Struga, kampion në fuqi, para sfidës së madhe.
“Sigurisht se nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre cilësore, siç është Shkëndija, por me gjithë respektin për kundershtarin, Struga Trim Lum ehde në këtë ndeshje shkon për fitore, pavarësisht se kemi zhvilluar çdo 3 dit ndeshje.
Mendoj se motivi është më i madh se lodhja në këto ndeshje të rëndësishme dhe me rival të mëdhenj, me të cilët besoj se do të luftojmë sërish për titullin e kampionit”, tha Bojku.